Pasuria e poltikanëve të rinj/ Evis Sala, ‘Ministrja me portofol ndërkombëtar’ me mbi 5 mln euro

Politikë

Pasuria e poltikanëve të rinj/ Evis Sala, ‘Ministrja me portofol

Evis Sala, e cila u bë e njohur masivisht për shqiptarët si surpriza e Edi Ramës në shtator si ministre e shëndetësisë, ka një pasuri rreth 5.31 milionë euro. Ajo spikat për një sofistikim financiar të rrallë: fonde investimi miliona euroshe dhe llogari pensioni në valuta të huaja (USD, GBP).

Pasuria e poltikanëve të rinj/ Evis Sala, ‘Ministrja me portofol

Edhe pse zotëron apartamente luksoze, pjesa dërrmuese e pasurisë së saj "flet" anglisht, duke u investuar në tregjet kapitale jashtë vendit, ndërkohë që mban ende një kredi bankare si detyrim aktiv.

Evis Bashkim Sala, me funksion Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka deklaruar pasuritë e saj dhe të personave të lidhur (bashkëshorti Gëzim Selenica dhe djali Pier Selenica) para fillimit të detyrës në vitin 2025

Vlera Totale e Aseteve (Pasuri e paluajtshme, llogari, investime): Përafërsisht 5,640,000  EUR.

Detyrimet Financiare: Subjekti ka deklaruar një kredi bankare të pashlyer në vlerën 329,355  EUR.

Bilanci Neto (Asete - Detyrime): Përafërsisht 5,310,644.29 EUR/Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion