Pas përfundimit të votimit, Basha festoi, hapi shampanjë dhe preu tortën e fitores

Politikë

Pas përfundimit të votimit, Basha festoi, hapi shampanjë dhe preu

Është zbardhur prapaskena e mesditës së 25 prillit, pasi përfundoi votimi në vend. Mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha ka festuar, duke menduar se fitorja ishte e PD. Sapo u publikua exit polli në TC nga Baton Haxhiu, i cili tregonte një rezultat të ngushtë dhe se në mënyrë surprizë PD kishte arritur të fitonte në Tiranë, Basha doli fytyrqeshur në një deklaratë për shtyp, ku thoshte se vullneti i popullit është në kutitë e votimit.

Pas deklaratës, thuhet se Basha ka hapur shampanjën në zyrën e vet, duke festuar me njerëzit e tij të ngushtë. Madje, kanë prerë dhe ngrënë edhe tortën e fitores. Ata kanë qenë të sigurtë për fitoren e zgjedhjeve dhe nuk e kanë përmbajtur dot veten, edhe pse numërimi i votave nuk kishte nisur ende, sa kanë nisur edhe të bëjnë planet se si do të ndajnë pushtetin.

Madje, festa ka nisur edhe në televizionin e familjes Berisha, me në krye Çim Pekën dhe drejtuesit e tjerë, të cilët kanë hapur shishet me verë për fitoren e zgjedhjeve. Por gjithçka ka marrë fund vetëm pak orë më pas, kur janë hapur kutitë e para dhe kur rezultati ka qenë dramatik për PD-në. /TemA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion