Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e

Moti në vendin tonë gjatë ditës së sotme do dominohet nga kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas-herëshme. Pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të vendit. Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe orët e natës rikthejnë kthjellimet në të gjithë republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy vlerat ditore duke luhatur temperaturat në territor nga 8°C vlera më e ulët e mëngjesit deri 25°C mesdita. Era do fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi Jugor duke arritur shpejtësi deri 45-50 km/h dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4-5 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion