Raketa kineze del nga kontrolli, rrezikon të bjerë nga Nju-Jorku në Madrid

Teknologji

Raketa kineze del nga kontrolli, rrezikon të bjerë nga Nju-Jorku

“Spacenews” raporton se një raketë kineze 21-tonëshe ka dalë nga kontrolli dhe pritet të bjerë në Tokë në ditët e ardhshme duke rrezikuar dhe zonat e banuara.

Raketa “Long March 5b” u nis për në orbitë të enjten e kaluar dhe sipas të gjitha llogarive, pas humbjes së kontrollit, do të përplaset në tokë në ditët në vijim.

Astronomi Jonathan McDowell, i cili studion objektet që qëndrojnë në orbitën e Tokës shprehet se raketa ka një trajektore të papërcaktuar dhe mund të rrezikojë zona urbane nga Nju-Jorku në Madrid, Pekin apo Zelandë të Re, citon a2 cnn.

Sipas raportimeve, raketa 30-metërshe është duke udhëtuar drejt tokës me një shpejtësi 6km/s.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion