"Ky institucion nuk do të ekzistojë", zbardhet letra e Berishës kundër Altin Dumanit dhe SPAK!

Kreu i PD Sali Berisha i ka shkruar letër Altin Dumanit në paraqitjen e tij të radhës në dyert e SPAK dhe kërcënoi me shkrirje të kësaj strukture.
“Të njëjtin fat me bandat do kenë prokurorët që janë të lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Unë ndjej keqardhje se rrëmbeheni nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli, është një institucion për t’u shuar me çdo kusht.
Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit.
Që në momentin që ky kontrollon telefonat e gjykatësve speciale, ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hitleri nuk e kanë pasur ndryshe. Si mund t’i japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjet?
Merr fund që këtu. Dhe ju, njerëz të mediave, duhet ta denonconi këtë në mënyrën më të fuqishme”, tha Berisha.


