Pas 14 orë debate “të nxehta” në Kuvend, miratohet projekti për Portin e Durrësit

Politikë

Pas 14 orë debate “të nxehta” në Kuvend, miratohet

Pas një seance të maratonë të shoqëruar me debate të nxehta, që ka zgjatur mbi 14 orë, Parlamenti ka miratuar Projektin e Portit të Durrësit.

Projekti u votua me 74 vota pro dhe 35 kundër, ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.

Seanca e djeshme (24 nëntor) u shoqërua me debate të ashpra dhe akuza nga ana e opozitës, e cila e konsideron projektin e Portit të Durrësit si një nga aferat më të mëdha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama në një fjalim të gjatë mbrojti këtë projekt, duke thënë se është historik, dhe u shpreh se do të bëhet edhe pa dëshirën e opozitës.

Projekti parashikohet të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi i kalon në pronësi kompanive.

Parashikohen 12 000 apartamente dhe 2 hotele me 850 dhoma në total. Faza e parë nis në 2023 e zgjat për 5 vite, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro dhe marrëveshja ka një jetëgjatësi prej 35 vitesh, nga e cila qeveria ka 33.3% të dividentit.

ME TE LEXUARAT