Puka i jep fitoren kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, në Shkodër kryeson Benet Beci i PS-së

Politikë

Puka i jep fitoren kandidatit të “Bashkë Fitojmë”,

Puka është bashkia e vetme në qarkun e Shkodrës së ka siguruar dhe fitoren e parë deri më tani për kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Rroc Dodaj me 58.13 %, ndaj kandidati socialist Gjon Gjonaj me 41.87 %.

Ndërkohë shpresa e kandidatëve të koalicionit Bashkë Fitojmë për të mbajtur një tjetër mandat në bashkinë e Shkodrës duket se do të shuhet, pasi nga rezultatet e deri tanishme nga numërimi i 95 kutive të para nga 247 në bashkinë e Shkodrës kryesues në listë është kandidati i PS-së Benet Beci.

Beci udhëheq me 60.13% të votave ndaj kandidatit të  Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia i cili renditet i dyti me 39.87%.

Në Bashkë në Fushë Arrëzit janë numëruar deri më tani 9 nga 16 kuti dhe është drejt fitores kandidati i ‘Bashkë fitojmë’ Hilë Curri me 61.66%, i cili ndiqet nga rivali i tij i PS Fran Tuçi me 38.34%.

Në Bashkinë e Malësisë së Madhe ka mbaruar numërimi për 18 kuti nga 72 që janë në total dhe këtu kryeson kandidati i PS Tonin Marinaj me 57.37 % të votave përkundrejt 42.63% të Usa Ramajt të ‘Bashkë Fitojmë’.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion