Partia e Tom Doshit nuk paguan faturat e ujit, UKT ankohet në KQZ

Politikë

Partia e Tom Doshit nuk paguan faturat e ujit, UKT ankohet në KQZ

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me dije se subjekti politik PSD, me kryetar Tom Doshin, rezulton debitore në vlerën 336,819.4 Lekë të rinj.

Fatura rezulton të jetë e pashlyer deri në 21 Gusht, por UKT ka njoftuar KQZ me besimin ky institucion do ta nxisë partinë e Tom Doshit që të shlyejë detyrimet mujore.

UKT bën me dije s brenda 30 ditëve kërkohet shlyerja e detyrimeve, në të kundërt ky institucion do të veprojë duke ndërprerë furnizimin me ujë.

Partia e Tom Doshit nuk paguan faturat e ujit, UKT ankohet në KQZ

Në shkresën e Ujësjellës Kanalizime Tirana sqarohet se fatura për ujin rezulton të jetë 306,180.00 Lekë të rinj dhe me një kamatë vonesë prej 30,639.40 Lekë të rinj./a2

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion