Partia e Lirisë nis sulmin: Vilson Bala do të jetë Kryepolici i Tiranës, po shpërblehet për rrëmbimin e Ilir Metës!

Politikë

Partia e Lirisë nis sulmin: Vilson Bala do të jetë Kryepolici i

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka sulmuar Vilson Balën, i cili pritet që të emërohet drejtor i Policisë së Tiranës.

Blushi me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Bala pritet të shpërblehet me këtë post, pasi është ndër personat që sipas tij rrëmbyen Ilir Metën.

“Për këtë shërbim ordiner politik (për të cilin nuk do të mbetet pa ndëshkimin më të ashpër) Edi Rama pritet ta shpërblejë Vilson Balën me detyrën e lartë të Drejtorit të Policisë së Tiranës”, shkruan ai ndër të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu Tedi Blushi bën me dije se do ta kallëzojnë penalisht Vilson Balën, për mënyrën e arrestimit të ish-presidentit të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Ky është VILSON BALA. Nga Shtoi i Shkodrës.

Më 21 tetor 2024 drejtoi në shkelje flagrante të ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, operacionin kriminal të rrëmbimit banditesk të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Për këtë shërbim ordiner politik (për të cilin nuk do të mbetet pa ndëshkimin më të ashpër) Edi Rama pritet ta shpërblejë Vilson Balën me detyrën e lartë të Drejtorit të Policisë së Tiranës!

Madje e ka renditur të parin në listë!

Vilson Bala do të kallzohet penalisht.

Siç u kishim premtuar shqiptarëve, zbardhja me emra dhe fytyrë e të gjithë bandës së terroristëve të maskuar vijon!

ME TE LEXUARAT