"Opozitën s`e mposht asgjë", Berisha: Shumë shpejt do mësoni për drejtësinë e re

Politikë

"Opozitën s`e mposht asgjë", Berisha: Shumë shpejt do

Sali Berisha ka paralajmeruar publikime te reja ne lidhje me sistemin e drejtesise, gjate fjalimit te mbajtur ne mitingun e radhes poshte baneses se tij ne arrest shtepie.

Berisha: Shumë shpejt do merrni vesh se kush kryeson gjykatën speciale. Do merrni vesh se çfarë përfaqëson Maneku-Gjoka

Opozitën, asgjë nuk e mposht.
Sot ajo është më afër se kurrë, më e fortë se kurrë, më e sigurt se kurrë, më besimplotë se kurrë në fitoren e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndaj dhe të vazhdojmë ne betejën pa kthim, mosbindjen civile pa kthim.
Ndaj kësaj diktature të bazuar në aleancën me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve; ndaj këtij regjimi që bën gjithçka për një Shqipëri pa opozitë; ndaj këtyre lakejve, puthadorëve që nga mëngjesi gjer në darkë sulmojnë opozitën në emër të Shqipërisë pa opozitë; ndaj hanxharëve të krimit në drejtësinë e turpit, drejtësinë e turpit dhe njëherë, e qenieve të shpërfytyruara, e qenieve të degraduara nga ryshfetet dhe pengmarrja.

Do merrni vesh se kush kryeson gjykatën speciale.
Do merrni vesh shpejt se çfarë përfaqëson Maneku-Gjoka.
Se ç’përfaqëson Dumani-Kraja.
Se ç’përfaqëson Sadush e kompani.
Miqtë e mi, beteja çdo ditë bëhet më jetike.
Çdo ditë bëhet më epike.

Çdo ditë që shkon, ecim më të sigurt drejt fitores.
Ndaj dhe duke u përshëndetur ju me përzemërsi, do t’i çoj një mesazh prapë Edvin Surrelit.
Të më falin banorët e Surrelit, se me aktin e parë do i shpëtojmë edhe ata prej atij banori që nuk është vetëm e keqja e Surrelit, është e keqja e Tiranës, është e keqja e Shqipërisë, është e keqja e shqiptarëve.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!

ME TE LEXUARAT