Opozita i vuri zjarrin Kuvendit, Rama: Kanë prekur fundin, i kërkuari i drejtësisë do t’i kthejë në mbeturina

Kryeministri Edi Rama ka komentuar incidentet dhe kaosin që shoqëruan seancën e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë. Duke përshkruar sjelljen e opozitës e cila ndezi solli me vete flakadanë në parlament, Rama në një postim në rrjetin social ’’X’’ thekson se ata kanë prekur fundin dhe janë marrë me vete nga një i kërkuar nga drejtësia duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha. Rama shprehet se Berisha do ta shndërrojë opozitën , si ’’mbeturinë të një anije të mbytur’’.
’’I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur hunbje, humbje, humbje…
I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i… pic.twitter.com/pdjq7NiIVp
— Edi Rama (@ediramaal) November 20, 2023
Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.’’, shprehet Rama.


