Olta Xhaçka rrezikon mandatin e deputetes, Nikolla zbulon kur do mblidhet Këshilli i Mandateve

Politikë

Olta Xhaçka rrezikon mandatin e deputetes, Nikolla zbulon kur do

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se të hënën do të mblidhet Këshilli i Mandateve, ku do të diskutohet mandati i deputetes Olta Xhaçkës.

Deklarata është bërë në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve, pasi demokrati Gazment Bardhi ka kërkuar informacion. Bardhi i është drejtuar kryetares së Parlamentit, Lindita Nikollës duke i thënë se mazhoranca po refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi: “Në shkelje të Kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerr justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktik e Gjykatës Kushtetuese, është praktik e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni.”

Nikolla: “Të hënën do të mbledhim Këshillin e Mandateve për ketë çështje për të vijuar procedurën.”

Bardhi: “Procedura thotë se çështja do duhet të vijë në Kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni.”

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion