Akuzat për shfrytëzimin e parave të tërmetit, Berisha: Bandat e blerjes së votës, shikoni si festojnë (Video)
Lajmifundit
/
14 Maj 2021, 08:32
Aktualitet

Ish- kryeministri Sali Berisha nuk ndalet së sulmuari qeverinë Rama, në lidhje me blerjen e votave.
Ai ka publikuar një tjetër video në Facebook , bërë publike si fillim nga FaxNew, që sipas të cilëve, punonjës institucionesh shtetërore janë mbledhur bashkë për të festuar, ndërsa televizioni hedh akuza se ata kanë ardhur në ndihmë të vjedhjes së fondeve të tërmetit.
“Bandat e blerjes së votës, shikoni si festojnë”, shkruan Sali Berisha, përbri videos. Ndërkohë që nuk është kjo hera e parë që Berisha publikon të tilla video.


