Nuk ishte i pranishëm në protestë, mesazhi i Ilir Metës: Qytetarët rikthyen shpresën

Politikë

Nuk ishte i pranishëm në protestë, mesazhi i Ilir Metës:

Edhe pse nuk ishte i pranishëm fizikisht në protestë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka mbështur atë. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai shprehet se tubimi ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit.

Sipas Ilir Metës, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë.

“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!

Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion