Zbulohen emrat e të shoqëruarve në polici pas përfundimit të protestës (Emrat)

Politikë

Zbulohen emrat e të shoqëruarve në polici pas përfundimit

Dhjetëra të rinj janë shoqëruar me dhunë nga policia.

Pas përfundimit të protestës, policë civilë dhe me uniformë kanë rrëmbyer nëpër rrugë të rinjtë që ishin duke protestuar.

Nga organizatorët bëhet e ditur se disa prej të shoqëruarve janë Lushnja dhe nga Laçi.

Disa prej të arrestuarve nga policia dhe të dërguar në komisariatin numër 1 në Tiranë, janë:

Marko Malia,

Kindi Toli,

Mateo Sota,

Arsid Sulko,

Gesti Prifti,

Dejvi Thana,

Sefer Pirra.

Këta të rinj të arrestuar janë nga Lushnja.

Edhe pse nisi si një protestë e qetë, disa nga të pranishmit hodhën sende dhe bomba molotov drejt shkallëve të Kryeministrisë.

Protesta e opozitës e thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe partitë e tjera opozitare nisi rreth orës 17:40. Në këtë protestë kanë mbajtur fjalën disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD. Fjalën i pari e mori Luçiano Boçi, por edhe Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi. Në fund përmes një video-konference, mbajti fjalën e tij edhe kryedemokrati Sali Berisha.

Më pas kur gjithçka dukej sikur mbaroi, mjete piroteknike të rrezikshme, gurë dhe shashka u hodhën në drejtim të efektivëve që u bënë gardh para Kryeministrisë. Asnjë nga drejtuesit e opozitës nuk i ka ndaluar protestuesit, por i kanë lejuar ata që të sulmojnë policët.

Nga ana e këtyre të fundit, nuk ka pasur në asnjë moment reagim, përveç rritjes së nivelit të gatishmërisë për çdo përshkallëzim të mundshëm.

Pas efektivëve të rendit kanë dalë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe Forcat Shqiponja, nisur nga tentativat për çarë kordornin e sigurisë. Më shumë se 10 shishe me benzinë (të ashtuquajtura bomba molotovë) janë hedhur drejt Policisë dhe shkallëve të Kryeministrisë.

 

ME TE LEXUARAT