“Një humbje për familjen socialiste”/ Deputeti demokrat reagon i pari nga opozita për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Politikë

“Një humbje për familjen socialiste”/ Deputeti demokrat

Pak pas konfirmimit të lajmit të ndarjes nga jeta të liderit historik të socialistëve, ish-kryeministrit Fatos Nano, kanë ardhur edhe ngushëllimet e para nga kampi opozitar.

Ka qenë ish-zv/kryeministri i PD, Tritan Shehu, aktualisht deputet i saj, që ka përcjellë ngushëllime për të gjithë socialistët, familjen, miqtë dhe politikën për këtë humbje.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e Z. Fatos Nano! Një humbje për familjen socialiste. Një humbje për politikën shqiptare. Ngushëllime familjes së tij, që e ndjen e përjeton më shumë se gjithësekush këtë humbje. Bashkëpuntorëve në vite. Miqve e shokëve. Ngushëllime!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion