Publikohen pamjet/ Momenti kur transferohen 142 të dënuar në burgjet e Peqinit dhe Durrësit

Aktualitet

Publikohen pamjet/ Momenti kur transferohen 142 të dënuar në

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka publikuar pamjet e operacionit të transferimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve në kuadër të Planit të Masave për rikonstruksionin e IEVP Fushë-Krujë.

Gjatë operacionit u transferuan gjithsej 142 persona, 85 drejt IEVP Peqin dhe 57 drejt IEVP Durrës.

Procesi u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, me angazhimin e 340 punonjësve policorë, 48 automjeteve të dedikuara dhe përdorimin e teknologjisë bashkëkohore dixhitale, përfshirë dronë, sisteme anti-dron dhe komunikim dixhital individual për çdo punonjës të përfshirë. Kamerat e trupit dhe ato të automjeteve transmetuan pamje live për transparencë dhe kontroll maksimal.

Operacioni u koordinua në kohë reale me institucionet ligjzbatuese përgjatë itinerarit, përfshirë Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës, si dhe komisariatet përkatëse.

Të dy autokolonat mbërritën pa incidente dhe u zbatuan procedurat standarde për pritjen, kontrollin dhe akomodimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve, në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion