Negociatat' brenda koalicionit "Shqipëria Madhështore"! Nga Meta, tek Duka e Mediu, ja ndarja që u ka bërë Berisha në lista për 11 majin!

Politikë

Negociatat' brenda koalicionit "Shqipëria Madhështore"!

Partia e Lirisë ka propozuar te selia blu, emrin e Metës në listën e sigurt të qarkut të dytë më të madh në vend.

Edhe pse ndodhet në burg, Ilir Meta pritet të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit, në koalicioni ne përbashkët me Sali Berishën. Teksa më herët, ish-kryeministri Berisha deklaroi se Meta do të kishte një vend në listat e sigurta të kandidatëve, duket se ky vendi i rezervuar është në Fier. Mësohet se Partia e Lirisë ka propozuar te selia blu, emrin e Metës në listën e sigurt të qarkut të dytë më të madh në vend, pas Tiranës, sipas Shqip. Berisha duket i kënaqur me këtë zgjidhje, duke dhënë garancinë se aleati i tij do të jetë sërish deputet.

Meta do të ketë shok dhe drejtues liste Gazment Bardhin, teksa dy personat më afër tij, Tedi Blushi e Erisa Xhixho janë propozuar në Tiranë, kurse Edmond Haxhinasto i kthehet kandidimit në Elbasan.

Agron Duka i PAA ka caktuar Artan Lukun për listën e sigurt të Durrësit, kurse Fatmir Mediut i mbetet Tirana.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion