Dhjetë persona në pranga, policia zbardh përleshjen në Korcë

Aktualitet

Dhjetë persona në pranga, policia zbardh përleshjen në

Policia ka zbardhur konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Korçë, ku mbetën të plagosur me thikë dy persona, si pasoje e perleshjes me tavolina, sende te forta, karrige e thika.

Policia ka vënë në pranga 10 shtetasit që u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, ndërsa është shpallur në kërkim një shtetas tjetër i përfshirë në konflikt.

Ata janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Gjatë veprimeve procedurale, ata kanë dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.   

Policia nisi hetimet edhe për pronarin e lokalit ku ndodhi konflikti, pasi kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

Personat e arrestuar për konfliktin e ndodhur në Korçë:

Dritan Pino
Petrika Ropi
Ilir Shukulli
Rafail Kocaqi
Salvi Asllan
Mihal Zhidro
Serxhio Mema
Gersi Dervishi
Sotiraq Shkurti
Kristi Lamçe

Njoftimi i Policisë Korçë

Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Korçë, në ambientet e një lokali, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:  

-D. P., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta";   

-P. R., 28 vjeç, I. Sh., 51 vjeç, R. K., 21 vjeç, S. A., 21 vjeç, M. Zh., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, G. D., 37 vjeç,  S. Sh., 31 vjeç, dhe M. L.  29 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale  "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore" dhe "Prishja e qetësisë publike". 

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. K., 38 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar i përfshirë në konflikt.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion