“Në ‘91 guximi dominoi mbi terrorin masiv”, Berisha: Rama bir i një xhelati, rrezik për vendin

Politikë

“Në ‘91 guximi dominoi mbi terrorin masiv”, Berisha: Rama

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim për mediat u ndal tek rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Berisha u shpreh se Enver Hoxha ishte figura më e urryer e kombit. Ndër të tjera Berisha tha se mesazhi i dhënë në ’91 për rrëzimin e diktaturës është sot më aktual se kurrë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e opozitës dhe demokracisë shqiptare.

“Enver Hoxha paraqitet si figura më e urryer e kombit shqiptar. 32 vite më parë kulti i Enver Hoxhës ishte prezent në këtë vend.

Studentët me një vendim epik të organizuar nga PD dhe shoqata e tyre nisen me 17 shkurt të 1991, grevën e urisë, më masivja që ka njohur Shqipëria.

Qytetarët e Shqipërisë vërshuan nga të katër anët. Pa 20 shkurt nuk do të kishte triumf të revolucionit demokratik dhe përmbysje me votë të lirë të sistemit komunist. Mesazhi i 20 shkurtit është sot më aktual se kurrë.

Pas 32 vitesh Edi Ram nipi i xhelatit që 32 vite më parë kërkonte të fuste tanke tek studentët. Mesazhi i ’91 më aktual se kurrë.

Sot kemi njeriun që me politikat që ka ndjekur ka tejkaluar suksesin  e platformës së Millosheviçit për shpërbërjen e vendit.

Edi Rama përbën një rrezik ekzistencial për çdo shqiptar pavarësisht për bindjen e tij demokratike”, ka thënë ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion