"Temperaturat ishin të ulëta dhe tërmetet vazhdonin vazhdimisht'", vullnetarët shqiptarë rrëfejnë përjetimet në Turqi

Aktualitet

"Temperaturat ishin të ulëta dhe tërmetet vazhdonin

Nebi Muçaj, drejtori ekzekutiv i Qendrës Vullnetare te Emergjencave Civile i cili së bashku me disa persona të tjerë i ka ardhur në ndihmë vullnetarisht Turqisë për të nxjerrë trupat nga rrënojat e tërmetit tragjik mëngjesin e 6 shkurtit, ka treguar vështirësitë e punës.

I ftuar në Euronews Albania, ai tregoi se tërmetet e herë pas hershme e vështirësonin më shumë punën e ekipeve të kërkim shpëtimit, ndërsa shtoi se punonin gjatë gjithë kohës me shpresën që të nxirrnin trupa të gjallë nga rrënojat.

“Është shumë e vështirë, por në këto raste janë forcat e specializuara që ndërhyjnë. Temperaturat ishin të ulëta dhe tërmetet vazhdonin vazhdimisht, gjë që e bënin punën më të vështirë.

Ishte e vështirë të operoje në këto kushte, por që kishim stafet e përgatitura. U nisëm me vonesë pasi u orientuam për forcat që na duheshin. Ishin rreth 180 godina të dëmtuara.

Punonim gjatë gjithë ditës me shpresën që të gjenim një jetë të shpëtuar. Punonim deri vonë. Ekipi jonë u nda në dy pjesë”- theksoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion