Ndryshimet në qeveri, shtyhet për nesër seanca e posaçme parlamentare

Politikë

Ndryshimet në qeveri, shtyhet për nesër seanca e posaçme

Seanca e posaçme parlamentare, e cila ishte planifikuar të mbahej këtë të hënë në orën 18:00, është shtyrë për ditën e nesërme, (30 korrik 2024).

Në këtë seancë pritet të votohen ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, ndryshime të cilat u bënë të ditura nga kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste.

Zëvendësoi Ballën, kush është ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha
Kryeministri Rama menjëherë pas mbylljes së Kongresit u shfaq në Presidencë për të paraqitur propozimet e tij, të cilat dekretohen nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj.

Rama propozoi që Elisa Spiropali të marrë postin e kryeparlamentares, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion