Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Kosovë&Rajon

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje

Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një aksident në Suharekë, ku një automjet ka goditur një këmbësore. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, tha se viktima nuk ka mundur t’iu përballojë plagët dhe ka vdekur. Viktima ishte grua e moshës 58 vjeçare me inicialet F.G.

Më tej bëhet me dije se ngjarja ka ndoshur rreth orës 20:55 në rrugën Shirok të Suharekës. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen është shoqëruar në polici shoferi i mjetit.

“Dje me datë 28.07.2024, rreth orës 20:55 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Shirok të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit këmbësorja ( F.G. 58 vjeç) ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk mundur të ju mbijetoj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj. Policia si dhe prokurori kujdestar kanë dal vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Ngasësi i automjetit gjendet në stacionin policor duke u intervistuar,” tha policia.

ME TE LEXUARAT