Çfarë ndodhi? Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës (Emri)
Lajmifundit
/
29 Korrik 2024, 08:52
Aktualitet
Është arrestuar mëngjesin e kësaj të hëne drejtuesi i Prokurosisë së Vlorës Aurel Zarka.
Ndërkohë bëhet me dije se janë arrestuar edhe Eriona Dautaj, ish-oficere e krimeve të rënda si dhe avokati Radovan Cela.
Deri më tani dyshohet se ata kanë abuzuar detyrën lidhur me një procedim. Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim. Zarka më 9 maj të 2022 u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.