Ndërtimet pa leje, Rama: Ofensiva mund të zgjasë gjithë mandatin! Goditet ndërhyrja e ndërtuesve te projektet

Politikë

Ndërtimet pa leje, Rama: Ofensiva mund të zgjasë gjithë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se paketa e masave ligjore për mbrojtjen e territorit dhe pronës është prioritet i qeverisë së re.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e paketës së masave, Rama theksoi se përt këtë paketë është punuar me shumë intensitet nga një grup i gjerë ekspertësh dhe juristësh. Ndërkohë që theksoi se kjo paketë nuk është e përkryer por na jep mundësinë për të pasur instrumente të reja për të mbrojtur territorin. 

"Dua t’ju bëj me dije se për këtë paketë të re ligjore që do prezantojmë, është punuar me shumë intensitet nga një grup i gjerë ekspertësh, juristësh dhe me ndihmën e disa deputetëve që kanë pasur një aktivitet të lidhur me komisionin e ligjeve.

Dua ti falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë punë që është zhvilluar pa ndalim gjatë verës.

As kjo paketë nuk është e përkryer, por një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumente të reja për të mbrojtur territorin duke filluar nga suksesi përfundimtar i një ofensive që do zgjasë mbase gjatë gjithë mandatit të ri për ndalimin pa kthim të çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje deri te mbrojta e autorësisë së projekteve të cilat gjatë kësaj kohe janë deformuar dhe përdhunuar nga ndërhyrja e ndërtuesve,” u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT