U gjet i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës, policia tregon nëse Naim Likometi ka kryer vetëvrasje!

Aktualitet

U gjet i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës, policia

Naim Likometi, 50-vjeç i zhdukur prej dy ditësh u gjet mesditën e sotme i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës. Uniformat blu bëjnë me dije se viktima dyshohet se është vetëflijuar duke u vetëmbytur. 

"Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”, është gjetur i pajetë shtetasi N. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur.  

Trupi i këtij shtetasi u gjet si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pas kallëzimit të bërë dje nga bashkëshortja e 50-vjeçarit, për humbjen e kontakteve me të.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", njofton policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion