“Mos i shkoni nga pas shefit”, Paloka: Diktatorit Rama në fund era sh*rrë do t’i vijë

Politikë

“Mos i shkoni nga pas shefit”, Paloka: Diktatorit Rama në fund

Deputeti i PD-së, Edi Paloka në fjalën e tij në Kuvend sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama. Paloka tha se Ramën e pret i njëjti fund si diktaktori famëkeq, Enver Hoxha.

Paloka: Në -91 isha në grevë. Nga një tv ndiqnim cbëhej në Tiranë.

Më tej erdhën qytetarët që kishin tërhequr diktatorin zvarrë, doja të bëja foto me copat e diktatorit. Nuk arrita sepse i kishin copëtuar dhe i kishin përmjerë dhe qelbte erë.

Ky që mendon sot se është i fortë se ka arrestuar Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ta ketë të qartë se nuk e di se kur por jam i sigurt se kur t’i vijë dita edhe ai era shurrë do të bjerë. Edhe ju që i shkoni pas mendoni fundin që do t’i vijë.

Nikolla, ky nuk është parlament. Vetëm pamja flet boll për ata që duan të shohin e të dëgjojnë. Nëse ju gënjen mendja se kështu do të ecni në rrugën tuaj, e keni gabim.

Diktatorët një fund kanë. Lërini që shefin tuaj ta mbulojë shurra, mos i shkoni pas.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion