"Bet 365", Sula në Kuvend me veshjen e veçantë: Rama do pastrojë para me lloto!

Politikë

"Bet 365", Sula në Kuvend me veshjen e veçantë: Rama

Deputeti Dashnor Sula ka vendosur të paraqitet sot në Kuvend me një veshje ndryshe, i veshur me euro dhe dollarë.

“Para disa vitesh Rama tha do i japim fund marrëzisë, sot ka nisur cmenduria për mazhorancës. Përfundoi pastrimi i parave me kullat e ndërtuara.

Krimi dhe trafiqet e kokainës të investoheshin në Ndërtim. Tani pastrimi do bëhet me bastet”, tha ai.

Sula u shpreh se miratimi i këtij ligji është diçka e tmerrshme, ndërsa shtoi se qytetarëve që kanë ves bastet, qeveria do ua marrë dhe ato para që kanë.

"Bet 365", Sula në Kuvend me veshjen e veçantë: Rama

“Sepse para pak vitesh ju kujtohet deklarata e kryeministrit që tha i i japim fund marrëzisë, ndërsa sot ka nisur dita e çmendurisë. Përfunduan pastrimi i parave me kullat e ndërtuara dhe sigurisht, krimi i organizuar trafikimi do të investoheshin në ndërtim dhe tani e kanë gjetur që pastrimi i parave do të bëhet në sektorin e lotove. Do të justifikojnë paratë politikanët. Kjo është e tmerrshme. Të jeni të sigurt që çdo prind, e re apo i ri që e kanë një ves të tillë, këta do t’jua marrin dhe paratë e fundit që kanë”, tha Sula.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion