Nis me tensione seanca plenare, opozita me zhurmues, Sula hedh ‘lekë’ në sallë

Politikë

Nis me tensione seanca plenare, opozita me zhurmues, Sula hedh

Ka nisur seanca në Kuvend. Deputetët e opozitës tentojnë të bllokojnë seancën duke krijuar një situatë kaotike me zhurmues.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikkolla po lexon rendin e ditës, deputeti Dashnor Sula ka bërtitur” Hajdutë!”. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka hedhur kartmonedha false në Kuvend, si shenjë  proteste ndaj projektligjit për baste.

Nis me tensione seanca plenare, opozita me zhurmues, Sula hedh

Ndërkohë, në hyrje të Kuvendit, deputeti demokrat Flamur Noka u hodhi miell punonjësve të gardës.

Në nisje të seancës ka qenë deputeti Eduart Paloka ai që ka mbajtur fjalën e tij, teksa menjëherë në përfundim, opozita ka vijuar me zhurmën në Kuvend.

 

ME TE LEXUARAT