Monika Kryemadhi para SPAK me unazë në dorë: “Ku ta lë? Po bëj gati skenarin për…“

Politikë

Monika Kryemadhi para SPAK me unazë në dorë: “Ku ta

Monika Kryemadhi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve dhe të njihet me akuzat që rëndojnë mbi të.

Para godinës së SPAK, Kryemadhi u shfaq me një unazë në dorë dhe në një moment u drejtua me ironi ndaj gazetarëve: “Ku ta lë tani këtë? Ka njeri këtu?”

Me batuta dhe një ton të lehtë, ajo shtoi se po përgatit “skenarin e filmit të radhës”, duke lënë të kuptohet se nuk do të mungojë reagimi i saj pas këtij zhvillimi.

Ngjarja vjen në një moment kur SPAK po finalizon hetimet ndaj saj, duke e futur në një fazë kritike për të ardhmen e saj ligjore dhe politike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion