E vrau dhe e dogji të dashurën/ Selmani pranon krimin: “Dehej dhe më godiste, por e duroja sepse e doja”

Aktualitet

E vrau dhe e dogji të dashurën/ Selmani pranon krimin: “Dehej

Një ngjarje e rëndë tronditi Pogradecin, një 52-vjeçare u vra brutalisht nga partneri i saj, i cili më pas i vuri flakën trupit për të zhdukur provat.

Autori, Ilirjan Selmani, 31 vjeç, u arrestua nga policia pak orë pas krimit, pasi u identifikua nga kamerat e sigurisë pranë banesës së viktimës, Kozeta Teço.

Gjatë marrjes në pyetje, Selmani pranoi krimin dhe dha versionin e tij për marrëdhënien me viktimën. “E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo shpesh dehej dhe më godiste, por e duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më”, u shpreh ai.

Sipas deklarimeve të 31-vjeçarit, lidhja mes tyre kishte tre vite, por kohët e fundit ishte tensionuar, pasi sipas tij, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ushtronte dhunë.

Krimi ndodhi pas një konflikti të çastit në banesën e Kozetës. Selmani e goditi me thikë dhe më pas dogji trupin e saj në përpjekje për të humbur gjurmët. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat, ndërsa ndaj autorit rëndon akuza e vrasjes me paramendim dhe fshehjes së provave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion