Rama njofton hapjen e aplikimeve online për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete

Aktualitet

Rama njofton hapjen e aplikimeve online për përzgjedhjen e programeve

Sot ka nisur zyrtarisht procesi i aplikimeve për maturantët që duan të zgjedhin programet e studimit në universitetet shqiptare. Kryeministri Edi Rama deklaroi se platforma online UAlbania është hapur për të gjithë maturantët që duan të zgjedhin deri në 10 programe studimi.

Sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht, duke u dhënë mundësi të gjithë maturantëve të bëjnë zgjedhjen e tyre me qetësi dhe në kohë.

Përmes këtij portali, maturantët mund të njihen me ofertën akademike të universiteteve, kriteret e aplikimit dhe të regjistrohen në programet ku rezultojnë fitues.

Rama njofton hapjen e aplikimeve online për përzgjedhjen e programeve

Nga viti 2016, UAlbania shërben si platforma kryesore për 38 universitete publike dhe private në Shqipëri, ku ofrohen mbi 560 programe studimi të ciklit të parë.

Të gjithë maturantët që dëshirojnë të aplikojnë mund ta bëjnë tani në adresën https://ualbania.al/ dhe të nisë procesi i përzgjedhjes për vitin akademik 2025-2026.

Ky hap synon thjeshtësimin dhe centralizimin e procesit të aplikimit për studime, duke i dhënë mundësi çdo maturanti të ketë qasje të lehtë dhe transparente në ofertën e arsimit të lartë në vend.

ME TE LEXUARAT