Ministrja Kushi qetëson maturantët para provimeve, shpjegon organizmin e tezave

Politikë

Ministrja Kushi qetëson maturantët para provimeve, shpjegon organizmin

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi  ditën e sotme ka zhvilluar një bashkëbisedimin me maturantë të ndryshëm, rreth organizimit të Maturës Shtetërore 2021 dhe vështirësive që ka sjellë pandemia e COVID-19, mësimi “online” dhe më pas ai i alternuar.

Sipas zonjës Kushi është bërë shumë kujdes përsa i përket konceptimit të testeve duke shmangur temat që janë prekur për herë të parë gjatë momenteve kritike të pandemisë.

Postimi i Evis Kushit:

 Në bashkëbisedimin e zhvilluar sot me maturantë të ndryshëm nga kryeqyteti diskutuam rreth procesit të organizimit të Maturës Shtetërore 2021 dhe vështirësive që ka sjellë pandemia e COVID-19, mësimi “online” dhe më pas ai i alternuar.

Si #MASR jemi plotësisht të vetëdijshëm dhe të ndjeshëm ndaj këtij shqetësimi, për ta reflektuar atë në procesin e hartimit, administrimit dhe vlerësimit të testeve të Maturës Shtetërore 2021.

Duke marrë në konsideratë se në programin orientues të testeve përfshihen edhe tema, të cilat janë zhvilluar në kushtet e mësimit “online”, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka treguar shumë kujdes në vlerësimin e atyre aftësive që lidhen me njohuri dhe koncepte që nxënësit i kanë marrë në mënyrë të vijueshme ndër vite, duke shmangur temat që janë prekur për herë të parë gjatë momenteve kritike të pandemisë.

Suksese të gjithë maturantëve!”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion