“Meta me shok pijanec”, Halit Valteri sulmon Bashën: Si mund të kritikoni qeverinë që mori vota masive

Politikë

“Meta me shok pijanec”, Halit Valteri sulmon Bashën:  Si mund

Deputeti i opozitë në Kuvend, Halit Valteri ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe Presidentit Ilir Meta duke thënë se nuk duhet të kritikojnë qeverinë që ka marrë vota masivisht.

Sipas Valterit Basha punon vetëm për kunatin e tij ndërsa shton se e ka humbur besueshmërinë.

Kujtojmë se Valteri ishte një nga kandidatët e Partisë Socialiste në Tiranë.

“Është e paimagjinueshme të kritikosh një qeveri që është votuar masivisht. Dhe të mos distancohesh nga kampioni i korrupsionit në vend. Pas provojës me opozitën kur shikojnë prapësitë e aleatit. Ajo që më shqetëson është se kush do luftojë për interesat e shqiptarëve. Ajo që më vjen në mendje është se këtë detyrë duhet ta bëjë shteti. Një president që doli duke goditur kryeministrin ndaj duhet shkarkuar se vetëm ka fituar disa shokë pijanec. Nga ana tjetër kemi një kryetar opozitë që ka vendosur të vër flakën. Opozita ka humbur besimin. Askush nuk e beson më Lulin se ai punon vetëm për kunatin. Rruga që opozita të hyjë në rrugë me busull është të heq dorë nga Ilir Meta. Mjafton të heq dorë nga e kaluara. Kjo punë nuk është me rrotë por me votë. Merr votën dhe hajde se rrotën e morët. Doktor është koha të pranosh dështimin. Dështove me Lulin se kunati u mërzit se nuk do bëhen dot drejtorë. Largohu bashkë me Lulin. Ajo parti ka nevojë për një lider opozitar. Shqipëria ka nevojë për opozitë.” tha Valteri.

ME TE LEXUARAT