Meta kërcënon kreun e SPAK, Altin Dumani: 'Qen! Mbaje mend çfarë kam për të të punuar!'

Politikë

Meta kërcënon kreun e SPAK, Altin Dumani: 'Qen! Mbaje mend

Jane zbardhur kërcënimet e ish Presidentit Ilir Meta ndaj tre prokurorëve të cilët ndodheshin në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë.

Seanca për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Cokut u shoqërua me tensione.

Të pranishëm në seancë kanë qenë të tre prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Ish presidenti Ilir Meta me tone të ashpra i është drejtuar me fjalë të renda ofenduese kreut të SPAK, duke e cilësuar si “Dum duman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbaje mend çfarë kam për të të punuar”.

Ndonëse Meta ka fyer gjatë seancën kryeprokurorin e SPAK, ky i fundit ka qëndruar i qetë përballë Metës, ashtu si edhe dy prokurorët e tjetë Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, informon gazetarja e Report Tv Keti Banushi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion