Dosja e "21 janarit", Ish-drejtori i policisë së shtetit paraqitet në SPAK

Ish drejtori i policisë së shtetit, Hysni Burgaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK, për t’u marrë në pyetje në lidhje me 21 janarin. Jashtë ambientevë të Prokurorisë së Posaçme, Burgaj tha se ka dhënë sqarime si person në dije dhe se çdo rast ka zzbatuar ligjin.
“Dhashë sqarime si person qe ka dijeni. Kam zbatuar ligjin. I kam zbatuar urdherarrestet", ka thënë ai për gazetarët.
Për muaj me radhë Prokuroria e Tiranës hetoi mbi kallëzimin e Ministrisë së Brendshme ndaj dy ish krerëve të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj e Agron Kuliçaj. Sipas dikasterit të Rendit, dy ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit kishin shpërdoruar detyrën në bashkëpunim, pasi kishin refuzuar të zbatonin urdhrat e Prokurores së Përgjithshme të kohës, Ina Rama, për të vënë në pranga gjashtë drejtues të Gardës së Republikës.
Urdhrat e arrestit u firmosën nga prokuroria 48 orë pas vrasjeve në bulevard të katër demonstruesve, por u ekzekutuan vetëm një javë më vonë, pas shumë negociatash mes institucioneve.


