Përballja e ashpër mes Metës me Dumanit në gjykatë, ja çfarë i tha kreut të SPAK

Politikë

Përballja e ashpër mes Metës me Dumanit në gjykatë, ja

Ka nisur me tensione seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për konfirmimin e masës së sigurisë për Ilir Metën.

Presidenti i Partisë së Lirisë është arrestuar për llogari të SPAK teksa akuzohet për korrupsion, pastrim të produkteve të veprave penale dhe mosdeklarim të pasurisë. Kreu i PL-së nuk është përmbajtur aspak kur ka parë përballë tij prokurorët, veçanërisht Altin Dumani.

Siç raportojnë mediet në vend, ai është drejtuar një gjuhë fyese duke i thënë: “Dumdumani qen”. Pas përplasjeve seanca është shtyrë për në orën 13.30 pasi avokatët e metës, Kryemadhit dhe të akuzave të tjerë kanë kërkuar kohë që të njihen me aktet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion