'Meta është në relaks total', habit avokati: Për 1 vit mbyllen hetimet, rrezikon deri në 10-15 vite burg
Avokati Edmond Petraj zbulon në ‘Studio Live’ se Ilir Meta tashmë ndodhet në relaks total në burgun 313 pas arrestimit të tij 10 ditë më parë. Petraj thotë për Arbër Hitajn se situata me të ka nisur të normalizohet pas irritimit në momentin kur u arrestua dhe doli në gjykatë.
'Zoti Meta është në një relaks total për situatën që kaloi. Ajo që flitet mendohet se e vetmja gjë në mendje i ka mbetur arrestimi në atë formë. Meta nuk është personazh kaq i thjeshtë. Është qetësuar. Po merret me procesin. Në ato skena, momente që ulërinte, në momentin e parë që e kanë shoqëruar në ambientet e izolimit, kanë qenë momente stresonte. Pastaj mesa di unë ka filluar të normalizohet. Në një ambient krejt të veçantë, i vetëm në dhomë. Më duket se ka marrë drejtim situata.'
Më tej Petraj thotë se brenda 1 viti do kemi një përfundim të hetimeve teksa Meta nëse nuk shkon me gjykim të shkurtuar, rrezikon 10-20 vite burg.
'Ka një moment, duke qenë se u krye arrestimi ka shkak të arsyeshëm që e ka menduar prokurori për ta bërë atë arrestim .e kanë studiuar mirë. Situata që sot është në masë të rreptë sigurie. Nuk jemi në situatën për tu diskutuar pse u arrestua. Momenti që sot i është shtuar situatës dhe avokatët po merren me procesin. Këtë hetim që neve flasim që jemi në kushtet sot duhet ta bëjë SPAK apo BKH, duhet ta kishte ILDKPI.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në bazë të deklarimeve. Brenda 1 viti do kemi përfundim hetimesh. Dosja CEZ/DIA hyn tek dosjet e kopsitura, më e kopsitura e kallëzimeve penale. Pastaj kemi rastin e sms 200 mijë e të tjera mbeten për tu verifikuar. Vepra penale minimalja do jetë 10-15 deri 2 vjet. Zoti Meta nuk do hyjë me gjykim të shkurtuar.'