Meta "braktis" bregdetin për Ersekën: Edhe turistët e huaj e duan “Sofrën Kolonjare”
Lajmifundit
/
1 September 2021, 17:27
Politikë

Presidenti Ilir Meta nga bregdeti ku zakonisht jemi mësuar ta shohim duke postuar foto në rrjete sociale, është zhvendosur në Ersekë ku ndan edhe disa foto krahas disa turistëve.
Për turistët të cilët kanë ardhur me pushime në Shqipëri, për të shijuar bukuritë natyrore të vendit tonë, kreu u Shtetit shkruan se ata kanë zgjedhur "Sofrën Kolonjare".
“Edhe turistët e huaj e duan “Sofrën Kolonjare”, shkruan Meta në Facebook.


