Po raportonte Live për stuhinë tropikale në SHBA, gazetari sulmohet nga një qytetar

Bota

Po raportonte Live për stuhinë tropikale në SHBA, gazetari

Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur gazetarit të NBC-së, Shaquile Brewster, i cili po raportonte për stuhinë tropilake që ka goditur Missipin. Gjatë transmetimit live për NBC, gazetari është sulmuar nga një amerikan i nervozuar.


Brewster po raportonte live nga Gulfport kur pas shpinës së tij u ndal një veturë e bardhë, nga e cila doli një burrë që filloi të vraponte në drejtim të tij.

“Hej, hej. Do të thërrasim Brewsterin për t’u siguruar që gjithçka është në rregull, por shumë të çmendur dhe çmenduri të ndryshme po bëjnë njerëzit”, dëgjohet duke thënë prezantuesi i brengosur Craig Malwin.


Megjithatë disa momente më pas, Brewster ka shkruar në Twitter për të treguar që është mirë dhe se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion