Presidenti i Sllovenisë "kritikon" BE: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Politikë

Presidenti i Sllovenisë "kritikon" BE: Të hapen negociatat

"BE duhet të bëjë një përpjekje të përgjithshme për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë", është shprehur presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor gjatë Forumit Strategjik të “Bledit” që po mbahet në vendin e tij. Në forum është i ftuar edhe kryeministri Edi Rama dhe vendet e rajonit.

“Procesi nuk është më politik, situata është kthyer në një shqetësim moral për BE-në. Maqedonia ka bërë gjithçka dhe çfarë ka marrë? Asgjë. Integriteti i BE-së po sfidohet rëndë.

Zgjerimi i BE-së nuk është përparësi për momentin, por një përpjekje e përgjithshme për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të mbetet përparësi. Bosnja përbën një sfidë të posaçme për një sërë arsyesh.


BE ka kapacitete të mjaftueshme për t’u marrë me zgjerimin drejt BE-së në mënyrë intensive” tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion