Meta: 10 mijë patronazhistë paguhen me rrogë, t’i hysh tjetrit në krevat nuk është thashethem

Teksa paralajmëroi prova të reja për patronazhistët, presidenti Ilir Meta deklaroi në konferencë me gazetarët se 2 marsi po shkon i sigurt drejt 25 prillit, ku sipas tij shqiponjat do i shpartallojnë sorrat. Meta deklaroi se janë 10 mijë patronazhistë që paguhen me rrogë ndërkohë që qytetarët mbeten pa punë për shkak se mungojnë investimet.
“Të dashur patronazhistë, lajme të reja do kemi në orët në vijim. Shteti I së drejtës do të triumfojë më 25 Prill. Të dashur motra dhe vëllezër të Dibrës tregon që jeni rraca që nuk iu blen askush me një thes miell dhe ca euro. Kudo ku jeni.
Me qetësi dhe vendosmëri të gjithë të ecim drejt 25 Prillit. Qytetarët shqiptarë, të rinjtë, sipërmarrësit. Të shtosh 10 mijë patronazhistë dhe t’i mbash me rrogë dhe ndërkohë mbeten pa punë 100 mijë qytetarë se nuk ka investime, ky është kulmi i poshtërsisë. Shikojnë kë ka të dashur ky e ajo. Ai nuk është një thashethemexhi.
T’i hysh tjetrit në krevat nuk është thashethem. Të vijnë nga India dhe Bangladeshi dhe sat ë mësojnë shqip largoji prapë. Rilindja e vërtetët që ka pasur kombi ynë është e Petro Nini Luarasit që kur i zënë pritë u tha shqiptarëve që kur të më vrasin mblidheni gjakun që të shkruajnë fëmijët në gjuhën tuaj. Jemi shqiponja, nuk jemi sorra. Detyrimet ndaj teje që fole me emra i kam unë. 2 Marsi shkon i sigurt drejt 25 Prillit, shqiponjat do i shpartallojnë sorrat”, deklaroi presidenti.


