Mediat greke: Fredi Beleri mund të jetë kandidat i Nea Demokratia për eurodeputet!

Politikë

Mediat greke: Fredi Beleri mund të jetë kandidat i Nea Demokratia

I denuar me dy vjet burg, Fredi Beleri mund të jetë kandidat për eurodeputet.

Sipas mediave greke, partia greke “Demokracia e Re”, e cila ka për kryetar Kyriakos Mitsotakis, që është edhe kryeministri aktual i Greqisë, mund të vendosë Belerin në listën e saj si kandidat për zgjedhjet evropiane.

Sipas "SKAI", të afërm të Belerit konfirmojnë kontaktet me partinë greke në lidhje me zgjedhjet evropiane të 2024-ës, duke theksuar se nuk ka asnjë pengesë ligjore për këtë.

Mediat greke: Fredi Beleri mund të jetë kandidat i Nea Demokratia

Ndër të tjera, kryeministri grek është shprehur se çështja “Beleri”, ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

“Ne kemi shprehur rezervat tona për faktin se ai nuk u lejua të bënte betimin dhe nëse ishte një proces i drejtë.

Ne do të këmbëngulim, nuk ka vendim përfundimtar, por një shkallë të parë. Mënyra se si Shqipëria e menaxhoi këtë çështje ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Greqinë”,-ka deklaruar ai.

Ministri i Shtetit, Makis Voridis deklaroi më 6 mars se pas dënimit të Belerit nga drejtësia shqiptare, qeveria greke do të ashpërsojë qëndrimin dhe do të vërë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

19 marsi mund të jetë një datë historike, pasi pritet një tjetër proces gjyqësor lidhur me dënimin e Belerit. Ai nuk përjashton apelimin as në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion