“Më telefonuan zyshat e vajzave për ndihmë”, Tabaku përlotet: Kam menduar se po i futem detit me këmbë

Politikë

“Më telefonuan zyshat e vajzave për ndihmë”, Tabaku

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku ishte këtë të martë në Euronews Albania ku ka folur për fushatën elektorale dhe pritshmëritë e saj për zgjedhjet e 11 majit.

Tabaku tha se në këtë fushatë ajo ka takuar njerëz të cilët e kanë prekur për shkak të gatishmërisë për ta ndihmuar, një nga këto momente ka qenë kur mësueset e vajzave e kanë telefonuar për t’i dhënë mbështetje.

“Jam prekur kur më kanë marrë në telefon zyshat e vajzave, pa asnjë lloj interesi, më kanë marrë në telefon dhe më kanë thënë a ke nevojë për diçka. gjatë kësaj fushate jam prekur nga shumë njerëz që nuk e mendoja. Nuk ka qenë e lehtë, nuk ka qenë një fushatë e lehtë. Ka qenë një sfidë për mua dhe gjithmonë kam menduar që po i futem detit me këmbë”,-tha Tabaku e emocionuar.

Tabaku ndau n edhe situatat të cilat sipas do duhet të kishin qenë më ndryshe në opozitë.

“Gjëja që unë ja mbaj si meritë vetes është që e kam vazhduar dhe e kam mbajtur opozitën, kam thënë që do flas për njerëzit dhe kam folur për njerëzit. Po ta kthej kokën pas do kisha dashur që të mos e kishim përdorur parlamentin shpesh herë për debatet mes nesh dhe kjo çështja e brendshme e partisë të mos kishte qenë edhe pjesë e sulmit tonë jashtë, por të ishte mbajtur brenda mureve të partisë.”

E pyetur nëse debati i brendshëm që ndodhi në Partinë Demokratike do ndikojë negativisht në zgjedhjet e 11 majit, Tabaku tha:

“Unë e shikoj në masë që kjo që ka ndodhur do i bëjë mirë Partisë demokratike, sepse e ka shkundur dhe e ka bërë edhe më të rëndësishëm këtë bashkimin që ndodhi, pasi tregon se interesi nuk është vetjak por është për qytetarët”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion