Ngjarje e rëndë në Mirditë, 56-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën në rezervuar
Lajmifundit
/
7 Maj 2025, 08:17
Aktualitet

Në fshatin Gëziq, Mirditë, rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative për një rast të vetëmbytjes së shtetasit N. N., 56 vjeç.
Hetimet paraprake sugjerojnë se viktima mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.
Për gjetjen e trupit, janë angazhuar polumbarët e Forcave Speciale RENEA, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.
Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga shëndeti mendor.


