“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

Politikë

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka diskutuar në Now lidhur me deputeten Marjana Koçeku dhe largimin e saj nga PS, duke theksuar se hapja e partisë ndaj figurave të reja ka sjellë energji dhe përfaqësim të ri nga njëra anë.

Blendi Klosi tha se strategjia e PS-së në zgjedhjet e fundit ishte të promovonte sa më shumë kandidatë të rinj, me synimin për të sjellë një frymë të re në Kuvend.

“Ne jemi 83 deputetë të Partisë Socialiste dhe me vetëdije, në garën e fundit elektorale, ne bëmë atë formulë që në garë në zonë të mbyllur, pra në zonën e sigurt, të ishin shumë të rinj, të ishin vetëm drejtuesit politikë në zonë të mbyllur. Dhe të gjithë ata që kishin një mandat, të ishin në zonën e hapur për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

Kjo bëri natyrisht që të kishim një prurje shumë të re në parlamentin shqiptar, të kishim deputetë të rinj, të cilët vinin për të sjellë atë frymën e re. Pra, që kërkojnë sot protestuesit? Me zonjën Mariana kam pasur afrimitet dhe e vlerësoja për sensin e asaj çfarë përfaqësonte. Vinte nga kjo politika jonë e zhvillimit të zonave të largëta, vinte nga politika jonë për të zhvilluar këta, për t’i afruar dhe për t’u dhënë simbole të njerëzve që vijnë nga puna, nga një agroturizëm që ajo kishte ndërtuar me familjen e saj. Pra, e shkolluar. Por kur hapesh kaq shumë dhe kur kërkon që të pranosh kaq shumë të rinj, padyshim ka kostot e veta. Pra, hapja padyshim ka pasoja”, tha Klosi.

Klosi kundërshtoi edhe kërkesat për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, duke argumentuar se ky ligj garanton mbrojtjen e një pjese të konsiderueshme të territorit të vendit dhe përbën një element kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

“Të thuash që politika e tyre thotë “refuzohet ligji për zonat e mbrojtura”, tani kjo është komplet të dalësh jashtë gjithë kësaj që diskuton. Pra, padyshim që mbase s’kanë ekspertizën e nevojshme, por ligji i zonave të mbrojtura mbron, ka një mbrojtje speciale për 25% të territorit të Shqipërisë. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për Nartën, për Vjosën, për Zvërnecin, për Alpet”, shtoi ai.

Duke u ndalur te çështja e Zvërnecit, sipas Klosit tashmë është kuptuar rëndësia e investimeve të tilla për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.

“Meqenëse Zvërneci ka dalë fare, se me sa duket Zvërneci ishte loja, nuk ka më njeri që të dalë dhe kundra Zvërnecit. Ati as ata që e formulojnë nuk e formulojnë dot më që janë kundër një investimi të tillë në Shqipëri, pasi realisht besoj që e kanë kuptuar që ishte momenti, e përfituan nga momenti, por nuk mund ta mbajnë tezën e refuzimit të Zvërnecit. Pra, po them, të thuash që të shfuqizohet ligji i zonave të mbrojtura, të heqësh mbrojtjen mbi një pasuri natyrore që ne kemi, se Shqipëria këtë mbase ka nga vlerat e saj më të mëdha në turizëm”, tha ai.

ME TE LEXUARAT