Me lule e ëmbëlsira, Rama nxjerr fotot nga mbërritja e avionit të parë në Kukës: Me këmbë të mbarë!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto pasditen e sotme nga mbërritja e avionit të parë në aeroportin e Kukësit, ku sot kanë nisur zyrtarisht fluturimet komerciale.

Ashtu siç e ka zakoni shqiptar, mysafirët e parë janë pritur me lule dhe karamele nga stafi i aeroportit, teksa siç shihet nga pamjet, kushtet janë të njëjta me ato të Rinasit.

“✈️ Me këmbë të mbarë në Kukës????????
Sot në aeroportin “ZAYED-Flatrat e Veriut”????
#ShqipëriaeArdhmjaJonë☀️????????
#SkaKohëPërPushim????????♂️”, shkruan Rama.

Avioni i parë i pasagjerëve me pikënisje prej Zyrich-ut është ulur në aeroportin e Kukësit para pak çastesh. Fluturimi nisi nga Zyrihu në Kukës, nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines.

Kujtojmë se aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut” u inaugurua me 18 prill të këtij viti pas uljes në pistë të emigrantëve nga Londra.

Më herët është bërë me dije se fluturimet normale nga ky aeroport do të nisnin në 15 korrik.

Burime bëjnë me dije se në avionin Embraer – 190 të prodhuar në Brazil, udhëtonin, 67 pasagjerë.


