“Delta” kërcënon Australinë, 5 milionë të izoluar në Sidnei

Bota

“Delta” kërcënon Australinë, 5 milionë të

Pesë milionë banorë në Sidnei, Australi, nuk lejohen më të largohen nga shtëpitë e tyre “nëse nuk është absolutisht e nevojshme”. Kjo tregon se ky vend është karantinuar totalisht, sipas njoftimit të Kryeministrit të Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian.

Sipas mediave, Sidnei tani do të qëndroj për të paktën tri javë në bllokim me rregulloren e re, ku banorëve u ndalohet të udhëtojnë më shumë se 10 kilometra nga shtëpitë e tyre, ushtrimet në natyrë janë të kufizuara në maksimum dy persona së bashku dhe vetëm një person për familje mund të bëjë pazar. Jo më shumë se 10 persona mund të marrin pjesë në varrim.

Berejiklian po përpiqet t’i bindë banorët e Uellsit të Ri Jugor që t’i përmbahen rregullave dhe të vaksinohen, duke paralajmëruar se shteti po kalon kohën më të keqe që nga fillimi i pandemisë. Qytetarët e Sidneit shpresonin të dilnin nga bllokimi në 17 korrik, por ekspertët thonë se qeveria e ka të nevojshme t’i zgjasë edhe për pak kohë masat./Panorama.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion