Gara për hetues të BKH, kush janë kandidatët që kalojnë me sukses fazën e esesë

Aktualitet

Gara për hetues të BKH, kush janë kandidatët që

Është mbyllur sot faza e korrugjimit të eses dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në një njoftim, BKH thekson se kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen Intervistës, ndërsa do të njoftohen në vijim për vendin, datën dhe orën.

Njoftimi i BKH:

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 09.07.2021, mbylli Fazën e Korrigjimit të Eses dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar dhe të skualifikuar, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në foton më poshtë.

Kandidatët e kualifikuar, do ti nënshtrohen Intervistës. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të Intervistës dhe udhëzime të hollësishme do tu behen të ditura në njoftim të më vonshëm, në website-in e BKH-së.

Korrigjimi i Esesve u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion