“Mbylle se jam me kryeministrin”, të qeshura me banorët në Himarë, Rama: Më zgjohet xhindi i Vunoit...

Politikë

“Mbylle se jam me kryeministrin”, të qeshura me banorët

Kreu i ekzekutivit Edi Rama e ka nisur nga Himara ndarjen e certifikatave të banesa të trashëguara. Ndërsa shpërndante certifikatat, Rama ka shkëmbyer batuta me banorët.

“Më fal se po dëgjoja atë zonjës që po i thoshte dikujt ‘mbylle telefonin se jam në mbledhje me kryeministrin’”, tha Rama.

“Ti s’ke vënë asnjë tullë. Po e shite, shite me lejen e babait”, iu drejtua Rama një të riu që mori certifikatën në emër të babait të tij.

Ndërkohë ai iu përgjigj edhe komentit të një qytetareje e cila pasi mori certifikatën i kërkoi që të mos preket Shushica.

“Ju e dini gjërat me mua zgjidhen me të mirë, se me inat… kam dellin e Vunoit. Kush më vjen me inat është problem i madh. Me të mirë nuk zgjohet xhindi i Vunoit. Për ujin e Shushicës nuk është ashtu siç e keni dëgjuar ju. Mos dëgjoni ata të tjerët. Ujin e kemi për të tërë. Lumi kalon andej dhe vjen këtej. Se pastaj del edhe Vangjel Dule aty”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion